BASKETBOLL/ Dy kampionate evropiane në Shqipëri! U 16 dhe U 18 do të nisin garën në Elbasan dhe Tiranë
FIBA i ka besuar Federatës së Shqipërisë organizimin e dy kampionateve evropiane të Basketbollit, u 16 dhe u 18. Për aktivitetin, por edhe për të zhvilluar ekipet Avni Ponari kërkoi më shumë mbështetje me financat
Federata ndërkombëtare e Basketbollit i ka besuar Shqipërisë organizimin e Kampionatit Evropian U16 dhe U18 për djem.
Të parët do të nisin garën në Tiranë në “Feti Borova” më 14 korrik, e më tej në Elbasan nga datat 23 dhe 28 korrik ku prezent do të jetë dhe drejtori i FIBA-s.
Presidenti i Federatës Shqiptare, Avni Ponari, theksoi se besimi erdhi falë ndryshimeve në Federatë.
Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen për mungesën e financimeve, ndërsa si shembull dha Kosovën.
Në garën në Prishtinë vajzat shqiptare morën vendin e tretë me Medalje Bronzi, por Ponari shprehet se rezultati mund të ishte edhe më mirë.
Si shembull ai solli faktin se basketbollistet duhet të punojnë për të siguruar të ardhura.
Basketbolli ndiqet nga të rinjtë, por në mungesë të kushteve ata largohen, ndaj Ponari theksoi nevojën e investimeve.

