Çerekfinalja e Euro 2024, orangutangu Walter parashikon Spanjën fituese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 15:29
Orangutangu Walter nga kopshti zoologjik i Dortmundit ka parashikuar Spanjën si fituese në ndeshjen çerkefinale përballë Gjermanisë.
Walter është 35 vjeç dhe nuk është i panjohur për të parashikuar fatin e ndeshjeve të futbollit pasi ka gjetur sakte rezultatet e garave të klubeve gjermane apo evropiane.
Këtë herë, ai parashikoi iberikët si fitues duke zgjedhur tasin me ushqim që mban flamurin e Spanjës. Me një shkallë suksesi shumë të lartë deri më tani, tifozët gjerman shpresojnë që Valter të gabojë këtë herë.