FOTO/ Merr flakë stadiumi i Korçës, zjarr në tribunë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 12:19
Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në stadiumin e Korçës. Mësohet se flaka ka rënë në tribunën e stadiumit.
Ndërkohë që shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe forcat zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

