Arrihet marrëveshja me Fulham, Bayern shumë pranë transferimit të Palinhas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 22:45
Bayern Munich është shumë pranë transferimit të Joao Palinha.
Negociatat mes klubit gjerman dhe Fulhamit ishin në ngërç, por sipas raportimeve të medieve britanike në orët e fundit ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në bisedimet mes palëve në fjalë.
Dy klubet janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit portugez, i cili do të mund të zbarkojë te Bayern shumë shpejt.
Dëshira e Palinhas për këtë lëvizje ishte gjithashtu vendimtare, pasi ai kërkoi që ky transferim të bëhej.
Ndërsa për afrimin e Palinhas, Bayern Munich do të duhet të paguajë një shifër totale prej rreth 47 milionë paund.
