Sulm me thikë në një qendër tregtare në Izrael, dy të plagosur rëndë
Një sulm me thikë ndodhi në një qendër tregtare në qytetin verior të Izraelit, Karmiel. Dy persona mbetën të plagosur.
Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e njërit prej të plagpsurve është e rëndë. Autori është neutralizuar sipas autoriteteve të cilët e kanë trajtuar sulmin si terrorist.
Magen David Adom (MDA), agjencia izraelite e ndihmës së parë, tha se kishte dërguar dy burra rreth të 20-tave në Spitalin Galilee në Nahariya.
“Unë pashë dy burra të plagosur, burra rreth të 20-ave, të shtrirë pranë stolave me lëndime të rënda,” tha mjekja Ran Moskoëitz.
Videot e marra nga dëshmitarët okularë të sulmit dhe të transmetuara nga televizioni izraelit tregojnë skenën e sulmit në një qendër tregtare.
Ato tregojnë siluetën e një burri të shtrirë me fytyrë përtokë dhe një tjetri të shtrirë në shpinë me gjurmë gjaku pranë tyre.
