Majko: Pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit!

Pandeli Majko ka e ka quajtur Ismail Kadarenë, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, si poeti që me artin dhe gjenialitetin e tij ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit.

“Mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores”, shkruan Majko.

Postimi:

Ismail Kadare ka ndruar jetë! Kadare nuk ishte një shqiptar i zakonshëm! Ai ishte një shkrimtar dhe poet të cilin arti dhe gjenialiteti i tij e bëri historian dhe filozof të dorës së parë për popullin e tij dhe shqiptarinë!

Pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit! Për shumë arsye humbja e Kadaresë dhe mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores! Lamtumirë mësues!