E rëndë në Durrës, gjendet i vetëvarur në banesë nga familjarët 47-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 18:38
Pasditen e sotme, një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij në Durrës
Dyshohet se shtetasi me iniciale B.I, është vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, në lagjen nr.18,
në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi B. I., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes