Euro 2024/ Anglia përballet me Sllovakinë, ja si rreshtohen skuadrat në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 17:12
Anglia do të përballet me Sllovakinë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me të dy trajnerët që kanë vendosur të luajnë me më të mirët.
“3 luanët” do synojnë që të kualifikohen, ndërsa sllovakët do tentojnë surprizën e madhe.
Ndeshja e fundit direkte, anglezët kanë fituar 2-1.
Sfida e sotme e Europianit mbahet në Veltins Arena (Gelsenkirchen) dhe do gjykohet nga arbitri turk, Meler.
Në stadium pritet të jenë mbi 50,000 tifozë.

