Sociologu Tushi: Rezultatet e Censit, të rëndësishme. Kemi arritur tek familja me një ose dy fëmijë
Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultatet e Censit janë shumë të rëndësishme dhe se duhet analizuar kjo situatë.
Tushi gjithashtu theksoi se është rritur numri i divorceve nga gratë dhe se ne kemi arritur tek familja me një apo dy fëmijë.
Tushi: Rezultatet e Censit janë shumë të rëndësishme.
Duhet ‘’diagnostikuar’’ kjo situatë.
Një peshë të madhe ka emigracioni.
Ne nuk mund ta ndalojmë emigracionin.
Pjesa më e madhë largohen nga vendi për shkaqe ekonomike dhe shërbimit të ulët.
Nëse ne nuk shmangim shkaqet që shkaktojnë emigracionin, ai nuk mund të ndalet me thirrje patriotike.
Ne kemi arritur në 1.2 fëmijë për grua. Ka disa shkaqe.
Aq më shumë të emancipohen femrat në shoqëri, aq më pak lindje dhe fëmijë do ketë.
Disa femra kanë filluar ti shmangen martesës.
Fakti që janë rritur numri i divorceve nga fermat, unë e konsideroj si emancipim.
Ne duhet të ndihmojmë së pari gratë me kushte më të mira.
Duhet të rrisim cilësinë e institucioneve si çerdhe, kopështe.
Ne gradualisht kemi arritur tek familja me një fëmijë apo dy fëmijë.
Gratë dhe burrat shqiptarë i duan fëmijët, por nuk bëjnë fëmijë sepse nuk kanë kushte.
