S’ka më gjumë në trotuare! SHBA ndëshkon të pastrehët
Një vendim i Gjykatës së Lartë në SHBA pro ndalimit të të fjeturit në ambiente publike për të pastrehët përgjatë Bregut Perëndimor, i ka ndarë shtetet amerikane në dy kampe.
Vendimi i së premtes është më i rëndësishmi në betejën disa dekada dhe vjen në një kohë kur numri i njerëzve që nuk kanë një vend për të jetuar në SHBA është rritur ndjeshëm.
Ai i jep të drejtë secilit qytet që të marrë masa kundër atyre që përdorin ambientet publike për të fjetur, duke rrëzuar apelin e Kalifornisë që më herët është shprehur se ligje të tilla përbëjnë një dënim mizor dhe të pazakontë, kur mungon hapësira për strehim.
Arizona dhe Kalifornia (që është shtëpia e 1 të 3 së popullsisë pastrehë) janë renditur krah vendeve që e kanë përshëndetur vendimin duke argumentuar se do t'u japë zyrtarëve lokalë më shumë liri për të adresuar krizën.
Ndërsa Uashington, Ohaio, Oregon kundërshtojnë me argumentin se ndëshkimi i njerëzve që kanë nevojë për një vend për të fjetur do t’i kriminalizonte ata dhe do përkeqësonte situatën.
Si përfundim ligji I ri kaloi me 6 vota pro dhe 3 kundër teksa gjykata e lartë konstatoi se ndalimi i gjumit në ambientet publike nuk i shkel amendamentet.
Pavarësisht investimeve të secilit vend për të siguruar një çati për njerëzit që kanë nevojë, të dhënat federale në SHBA tregojnë se gjysma e të pastrehëve flenë jashtë.

