METEORËT BOMBARDOJNË MARSIN/ NASA-s zbulon një ndikim mahnitës meteoroid në Planetin e Kuq
Qindra meteoroidë, të madhësisë së topit të basketbollit, përplasen në Mars çdo vit, duke lënë pas kratere dhe zhurmë, tregon një studim i ri.
Hulumtimet që prej vitit 2021 kanë rezultuar se shkëmbinjtë hapësinorë e bombardojnë planetin e kuq 2 deri në 10 herë më shumë se sa ishte menduar më parë.
Për studimin u përdorën të dhënat e mbledhura nga landeri ‘InSight’ i NASA-s, i cili është i pajisur me një mjet sizmologjik, që konsiderohet një burim i rëndësishëm informacioni në lidhje me ngjarjet më të mëdha në fqinjin tonë në hapësirë.
Ndërsa krateret janë dëshmi e dukshme e një meteori që godet sipërfaqen e planetit, shkencëtarët shpjegojnë se këto përplasje shkaktojnë tërmete me frekuencë të lartë.
Meteoritët gjithashtu teorizohen të jenë një burim i dobishëm për krijimin e oksigjenit në Mars, kështu që pikasja e më shumë prej tyre do të ishte e dobishme nëse njerëzit mendojnë për konolizimin e tij.
Gjetjet e fundit në brendësi të planetit të kuq sugjerojnë se ka një bërthamë hekuri më të vogël dhe më të dendur, të rrethuar nga shumë shkëmbinj të shkrirë.
Në përgjithësi, përbërja e brendshme e tij nuk është shumë e ndryshme nga ajo e Tokës, e cila gjithashtu ka një bërthamë hekuri të mbyllur në minerale të shkrirë dhe shkëmb.
Studiuesit kanë zbuluar dhe ngjarjen më të madhe sizmike të regjistruar ndonjëherë në Mars, për të cilën mendohet se është një tregues që pjesë të kores së planetit janë nën presion të lartë dhe mund të krijojnë tërmete.


