Shala: Blackout-i në Ballkan, ishte sulm i sistemit energjetik nga GRU-ja ruse e Serbia. Gati Agjencia e mbrojtjes në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë Drizan Shala, në një intervistë për “Ora News” sqaroi nismën e tij për krijimin e një agjencie të posaçme mbrojtjeje për Kosovën.

“Ende nuk kemi marrë një përgjigje nga institucionet e shtetit. Jemi të hapur për diskutim, por marrëveshja duhet të finalizohet.

Ne jemi të hapur për ngritjen e mekanizmit përkatës shtetëror në Veri të Kosovës dhe me ndërkombëtarët të finalizohet me këtë Agjenci të re.

Shqipëria ka filluar të veprojë në këtë drejtim, dhe mori dritën jeshile për të aktivizuar industrinë e armatimit të viteve 1990, dh kjo është një tregues i qartë që bota është duke u përgatitur për një konflikt të gjerë.

Ndoshta kjo është një pesimizëm për të ardhmen, por ne jemi duke rrëshqitur në këtë trajektore të rrezikshme.

Dhe sa për ta ilustruar këtë që po them, jo më larg se dy javë më parë ne patëm një sulm energjetik të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës nga ana e GRU-së ruse (Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Rusisë) përmes Serbisë.

Kjo pasi përtej deklarimeve të Brukselit për ngjarjen në fjalë, gjërat në kontekstin strategjik të sigurisë kolektive në Bashkimin Evropian dhe elemente të NATO-s kanë dëshmuar të kundërtën.

Sepse ka një ndërveprim të agjenturave të caktuara ruse përmes Serbisë që kanë ndikuar drejtë për së drejti në sulmin në sistemin elektro-energjetik.

Prej 30 ditësh Serbia është e shkëputur nga sistemet energjetike evropiane dhe të gjithë energjinë që ajo prodhon për nevojat e saj i ka përmes linjës së intekonjksionit të gazit që vjen përmes Azerbajxhanit.

Dhe ka indikacione se janë duke përgatitur skenare të ndryshme për të goditur sistemet e infrastrukturës kritike të vendeve përkatëse”, u shpreh ndër të tjera eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala.