Dështimi i Brukselit, Vuçiç: Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin, s’ka interes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 22:04
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk e di nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka dashur apo nuk është lejuar të marrë pjesë në dialogun e planifikuar me të në Bruksel, takim i cili dështoi për t’u zhvilluar.
“Ata donin njohjen, këtë kërkonin. Ata nuk donin të flisnin, ne donim të flisnim për çdo marrëveshje. E dija shumë mirë se ata nuk ishin të gatshëm për këtë dhe se nuk ishin të interesuar për këtë.
Sa i përket marrëdhënieve mes nesh, këtu nuk ka asgjë të re, Kurti nuk do ta formojë Asociacionin, nuk i intereson.
Është e qartë se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka shtuar Vuçiç.

