PAMJET/ Ç’ndodhi pranë ambasadës amerikane, makinat e policisë rrethojnë “Golfin” e kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 21:44
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në rrugën e Elbasanit, ku forca të shumta policie kanë ndaluar një automjet tip Golf me ngjyrë të kuqe.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por nga pamjet dallohen qartazi forca të shumta policore, që kanë rrethuar automjetin.

Ka dyshime se policia mund të ketë ndjekur automjetin dhe e ka ndaluar te Rruga e Elbasanit, shumë pranë Ambasadës së SHBA.
Ndoshta përqëndrimi i forcave të rendit pranë selisë diplomatike ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen, duke ngritur dyshime të shumta, edhe pse duket si një proces rutinë, që mund të ndodhte në çdo segment të rrugës.

