Rritja e pagave/ Nunaj: Lajm i mirë, por ka munguar prej vitesh dhe duhet parë inflacioni

Në një intervistë për Ora News, ekspertja Teuta Nunaj tha se është një lajm i mirë kjo rritje page për sektorin publik dhe duhet ndjekur nga privati.

Nunaj: Është një lajm i mirë kjo rritje page për sektorin publik dhe duhet ndjekur nga privati. Është e rëndësishme për tu theksuar se e para, kjo rritje paga bëhet në përqindje ose në vlerë fikse, dhe e dyta që bëhet një indeksim paga çdo dy vite.

Një gjë të tillë nuk e kemi pasur deri më tani. Rritja e pagave, nëse do ta analizojmë do të themi se është e konsiderueshme, sepse është rreth 20%, por duke marrë në konsideratë se rritja ka munguar ndër vite, për shkak edhe të inflacionit, mund të themi se rivendoset në të njëjtën fuqi blerëse para pandemisë e tërmetit.