Dështimi i paralajmëruar i universiteteve, Fuga: Më vjen mirë, pasi vërej se nuk ia paskam futur kot 10 vite më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 21:25
I ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” akademiku Artan Fuga deklaron se koha i dha të drejtë lidhur me shqetësimet dhe paralajmërimet e bëra nga ai 10 vite më parë lidhur me dështimin e universiteteve me hyrjen në fuqi të Ligjit për Arsimin e Lartë.
“Kur shoh dështimin e universiteteve tona ndjej gëzim! E kisha parathënë.
Nuk mund të them se ndjej gëzim nga ajo çfarë ka ndodhur por e thënë në gjuhë popullorçe, më vjen mirë se nuk ia kam futur kot. Në këtë kuptim ndjej gëzim që alarmi im nuk ka qenë i kotë.”, u shpreh Fuga.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË

