Trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Evropë/ Arrestohen 4 Kolumbianë, PAMJET kur mjeti lundrues fundoset bashkë me drogën

Autoritetet spanjolle thonë se kanë kapur një tjetër nëndetëse të dyshuar për transport droge në Evropë nga Amerika e Jugut. Bëhet me dije se në pranga janë vënë katër shtetas kolumbianë që ndodheshin në anije. Gjithashtu autoritetet spanjolle thonë se personat fundosën nëndetësen, ndërsa ekuipazhi u shpëtua.

"Për shkak të karakteristikave të varkës dhe sjelljes së ekuipazhit, autoritetet besuan se ajo transportonte kokainë," tha Garda Civile në një deklaratë të mërkurën.

Ekuipazhi doli i sigurt ndërsa nëndetësja u mbyt me ngarkesën e saj. Anija është e ngjashme me ato të kapura nga autoritetet në operacionet e mëparshme në Spanjën veriperëndimore në vitin 2019 kur u konfiskuan tre ton kokainë dhe vitin e kaluar. Anije të ngjashme janë zbuluar në Oqeanin Atlantik, veçanërisht afër Amerikës Qendrore dhe Jugore.