Kopertina origjinale e “Harry Potter”, Piktura me bojëra uji shitet për vlerën rekord 1.9 mln USD

Kjo pikturë me bojëra uji është tashmë artikulli më i vlefshëm nga saga e Harry Potter i shitur ndonjëherë, duke arritur në 1.9 milion dollarë në ankand në SHBA.

Piktura që u shndërrua në kopertinë për vëllimin e parë të librit Harry Potter dhe Guri Filozofal të JK Rowling u shit tre herë më shumë se çmimi i pritur.

Vepra doli në ankand për herë të parë në vitin 2001, përpara se të përfundonte seria e librave, për 108 mijë dollarë.

“Ky është me të vërtetë vizualizimi i parë i Harry-t dhe botës së magjistarëve”, vlerësoi shtëpia Sotheby’s

U deshën gati 10 minuta që oferta të finalizohej të mërkurën, megjithatë identiteti i blerësit nuk u zbulua.

Artisti pas ilustrimit, Thomas Taylor, ishte vetëm 23 vjeç në vitin 1997 kur krijoi imazhin ikonik të Harry Potter-it që qëndronte përpara Hogwarts Express - treni që do ta çonte magjistarin e ri me syze në botën magjike.

Ajo u bë duke përdorur bojëra uji të koncentruar me skica me laps të zi dhe iu deshën dy ditë për të përfunduar.

Taylor, i cili u rrit në Uells, ishte një nga njerëzit e parë që lexoi dorëshkrimin për librin origjinal të Potter, i cili vijoi me shitjen e miliona kopjeve dhe krijoi një ekskluzivitet fitimprurës duke përfshirë filmat

“Në dekadat e kaluara, ka qenë e jashtëzakonshme të shohësh vetëm përfundimin e historisë së Harry-t, por edhe mënyrën se si ekskluziviteti i tij ka marrë hov, dhe në atë kohë, gjeneratat e reja kanë arritur ta vlerësojnë udhëtimin’ shtoi shtëpia e ankandit.