Euro 2024/ Shënohen tre gola në pjesën e dytë, ja si ndryshon rënditja momentale në grupin D
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2024, 19:24
Në “Olympiastadion” të Berlinit po luhet ndeshja e xhiros së tretë e Grupit D mes Holandës dhe Austrisë.
Në minutën e 6-të zhbllokohet rezultati, me Austrinë që kalon në avantazh.
Ishte Donyell Malen i cili shkakton autogol në portën e tij.
Me avantazhin 1-0 për austriakët mbyllet pjesa e parë, teksa e dyta fillon me gol.
Gakpo në minutën e 47-të barazon rezultatin.
Por Austria nuk vonoi dhe shënoi sërish në minutën e 59-të duke u rënditur për momentin në vendin e dytë dhe duke spostuar Holandën në të tretin.
Ndërkohë Franca mban vendin e parë dhe Polonia është e fundit.
Edhe Franca ka shënuar ndaj Polonisë. Autor i golit ishte Mbappe që shënoi me penallti.
