E rëndë në Durrës/ 22-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset, dyshohet se pësoi atak kardiak

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit sot, teksa raportohet se një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit.

Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

"Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek "Ura e Dajlanit", automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen. Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.