Gurasi po izolohet! Banorët: Rruga e Tushemishtit na bllokon. Duam nënkalim

Banorët e fshatit Guras në Pogradec thonë se Rruga e re Tushemishtit po i izolon.

Këtë të premte ata dolën në protestë ku kërkuan një nënkalim

Rruga e re në Pogradec nga Driloni, Tushemishti deri në Doganë vlerësohet me impakt për nxitjen e turizmit të zonës, por banorët e fshatit Gurras kërkojnë edhe një nënkalim në projekt për të mos bllokuar lëvizjen në dy anët e fshatit.

Banorët e fshatit Guras në Pogradec protestuan të premten pasi thonë se rruga Pogradec-Dogana Tushemisht po i izolon.

Kërkuan një nënkalim për tiu krijuar mundësinë e lëvizjes në një rrugë që përdorin për të shkuar në tokat bujqësore.

‘’Nga do kalojmë nesër.

Kërkojmë një nënkalim të rregullt’’.

Vonesat në kompensimin e tokave bujqësore të dëmtuara nga rruga e re ishin një tjetër arsye e protestës.

Fshati Guras ka më shumë se 450 shtëpi dhe 2200 banorë si dhe është pjesë e programit 100 fshatrave turistikë shqiptarë.