Operacione policore në Berlin për frenimin e tregtisë ndërkombëtare të armëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 22:26
Policia e Berlinit kreu sot një seri kontrollesh, si pjesë e hetimit të saj mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, njoftuan autoritetet.
”Rreth 150 oficerë u vendosën si pjesë e kontrolleve në disa lagje të qytetit”, tha një zëdhënëse e policisë.
Ajo nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme rreth operacionit të policisë.
“Berlini është dhe mbetet një pikë e nxehtë për rrjetet kriminale ndërkombëtare, kjo vlen si për drogën ashtu edhe për tregtinë e armëve me tehe, të cilat shpërndahen nëpërmjet rrjetit të errët ose bandave të mirorganizuara”, shpjegoi kreu i sindikatës së policisë së Berlinit. Stephan Well, sipas një deklarate.
