IDF: Forcat zraelite vranë komandantin e Hamasit
Një komandant dhe snajper i grupit islamist Hamas, i cili mori pjesë në masakrën e 7 tetorit në jug të Izraelit, u vra në një sulm në veri të Gazës, njoftuan sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), sipas “Fox News”.
“Ahmed Hassan Salame Alsauarka u vra gjatë një sulmi “të saktë dhe të shenjestruar” të kryer nga Forcat Ajrore izraelite në zonën Beit Hanoun”, tha IDF.
Alsauarka ishte një komandant skuadre në Forcat Nukhba të Hamasit, të cilat kryen sulme në Izraelin jugor gjatë masakrës së 7 tetorit.
“Ai gjithashtu udhëhoqi dhe drejtoi ‘aktivitetin snajper’ në zonën ku u vra dhe mori pjesë në sulmet e Hamasit ndaj trupave të IDF-së”, sipas ushtrisë izraelite.
Sulmi vdekjeprurës në Alsauarka u krye pas të dhenave të mbledhura nga sherbimet sekrete të IDF-së dhe Agjencia izraelite e Sigurimeve.
Pas një kërkimi të gjerë dhe masave të marra për të zbutur dëmin ndaj civilëve, IDF tha se Alsauarka u identifikua nga trupat izraelite dhe më pas u vra.
Ushtria vuri në dukje se nuk pati civilë të plagosur gjatë sulmit. Trupat izraelite janë ende duke operuar në Rripin qendror të Gazës.
