''Rregulla'' për Rezervat e Shtetit/ Qeveria harton draftin për mallrat në rast fatkeqësie, mallrat do të jenë “sekret”

Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat sa i përket krijimit të rezervave që do të jenë në dispozicion të popullsisë në raste të fatkeqësive naturore apo krizave të tjera.

Në projektligjin tashmë të publikuar në konsultim publik vlerësohet që sasia që do të sigurohet dhe periudha që do të mbulohet  do të jetë sekret shtetëror.


Sa i përket plotësimeve të mallrave që do të rrinë në magazinat e rezervës së shtetit, gjithçka do të realizohet për mes prokurimit publik teksa në projektligj theksohet se nuk do të cënohet karakteri sekret i aktit.

Shpenzimet në çdo rast do të realizohen përmes buxhetit të shtetit.

Në rezervat e shtetit do të bëjnë pjesë dhe mallrat e konfiskuara, të cilat do të shërbejnë për plotësim vetëm në rast se vlerësohen se kanë vlerë përdorimi.

Sa i përket shpërndarjes gjithccka do të jetë vetëm në rast të gjëndjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive apo nevojës.

Vlera e përdorimit të tyre do të përcaktohet bazuar në misionin e institucionit dhe funksionin e mallit në shërbim të misionit.

Ndërkaq në relacion theksohet se shtetit nuk do të marrë përsipër blerjen e mallrave të shkaduara, në prag të skadencës apo mallra pa vlerë përdorimi.