Prilli mbushi hotelet/ INSTAT: U rrit me 92% numri i shtetasve të huaj
Muaji prill ka shënuar të ardhura të kënaqshme për operatorët turistikë dhe hotelerinë.
INSTAT raportn se krahasuar me një vit më parë numri i vizitorëve në zonat turistike është rritur me 62 për qind.
Ndër të tjera shtohet se shtesën më të madhe e kanë shtetasit e huaj me 92 për qind më shumë krahasuar me 20 që janë rezidentët.
Qëndrimi në hotele ka njohur po ashtu rritje me 56.3 për qind të netëve ku sërisht kryesojnë të huajt.
Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 85,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm kjo edhe për faktin se në prill ende nuk ka nisur sezoni I pushimeve verore.
Sa I përket dhomave të shfrytëzuara në këtë periudhë ajo ka shkuar në 22 për qind krahasuar me 13.5 të totalit që ishin në prill të vitit të shkuar.
Nga ana tjetër ekspertët shprehen se në maj ka pasur një rritje edhe më të ndjeshme për shkak dhe të temperaturave më të larta.
Ndërsa qershori korriku e gushti do të shënojnë kulmin e vizitorëve ky kryesimin këtë radhë do ta kenë zonat bregdetare si dhe pranë liqeneve e lumenjve.
Në fillim të vitit nga zyrtarët e qeverisë është theksuar se presin një rritje me 30 për qind të turistëve, duke shkauar mbi 13 milionë nga 10 që u shënuan në fund të vitit të shkuar.
