VIDEO/ Një tjetër tifoz shqiptar u fut në fushë, ja momenti që nuk u kap nga kamera gjatë ndeshjes me Kroacinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 08:50
Një tjetër tifoz shqiptar kapërceu rrethimin e brendshëm të stadiumit, duke u futur në fushë, gjatë duelit mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi në barazim 2-2.
Goli dramatik i kuqezinjve në minutën e 95-të, bëri që tifozi të mos përmbahej, duke vërshuar drejt fushës.
Ai kaloi sigurimin e stadiumit për t’u futur në tapetin e gjelbër, teksa ky moment u kap nga kamerat amatore në stadium, duke mos u transmetuar nga regjia qendrore.
Gjithçka kaloi pa incidente.
VIDEO:
https://streamin.one/v/ab3cbe28
