''Rama po përdor SPAK-un'', Maliqi: Duhet mobilizim total i strukturave për zgjedhjet e ardhshme
Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi në një intervistë në Ora News u shpreh se duhet mobilizim në bazat e partisë dhe se Rama po përdor SPAK për interesa politike ndaj opozitës.
Maliqi: Një frymë të madhe e dha edhe vendimarrja e drejtë e kthimit të Vulës tek PD, e cila ishte mbajtur peng prej tre vitesh Rilindja.
Të gjithë e kemi parë se kjo frymë ka ardhur në rritje në popull.
Por nuk ka vend për një vetëkënaqësi por duhet një mobilizim total i strukturave në një përballje dinjitoze në zgjedhjet e ardhshme përballë mafias dhe patronazhistëve.
Një kryeministët bandit që nuk i akuzuar vetëm nga RAI 3 por edhe nga mediat amerikane dhe së fundmi edhe nga mediat rumune si pjesë e krimit të organizuar.
E vetmja shpresë e tij është përdorimi i SPAK për interesa politike ndaj opozitës.
Prandaj duhet një punë e madhe në bazë.
Berisha po mbahet në arrest shtëpie pa prova.
