Mickoski i beson atdhedashurisë së një serbi për Maqedoninë e Veriut, Neziri: Zgjedhja e Stoilkoviçit, ka ngjallur shqetësim  

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski i beson atdhedashurisë së Ivan Stoilkoviçit për vendin e tij.

Bindjet e tij pro ruse, pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Moskë dhe mungesa certifikatës së sigurisë nuk do ta pengojnë Stoilkoviqin për të kryer detyrën e ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, aq më pak sipas Mickoskit, ai nuk do të mund t’i shtrij bindjet dhe ndikimin e tij në Qeveri.

Për të kuptuar më shumë nga situata e krijuar në RMV pas zgjedhjeve parlamentare dhe ato presidenciale i fytuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte analisti Xhelal Neziri.

“Në këtë ndarje të institucioneve Stoilkoviç duket se do të marrë një institucion i cili është trashëgimtar i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të marrë ministrinë e sistemit politik, e cila në një farë forme duhet të kujdes që ajo që është e shkruar në Marrëveshjen e Ohrit, që u arrit në vitin 2001.

Dhe tani për vetë faktin se krye të saj vihet një serb etnik, aleat i Vuçiçit dhe Putinit ka ngjallur dilema dhe shqetësime këtu.

Zgjedhja e Ivan Stoilkoviçit nga Mickoski ka ngjallur shqetësim të madh në vend, si në radhët e shqiptarëve, ashtu edhe te aleatët perëndimor të cilët e shikojnë me dyshim këtë përzgjedhje”, u shpreh Neziri.