Izraeli heq vizat për Kosovën, nënshkruhet sot marrëveshja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 12:17
Ditën e sotme do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për Kosovën.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada izraelite në Prishtinë.
E pranishme do të jetë edhe ambasadorja Tamar Ziv.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.
Ishte Presidentja Vjosa Osmani, ajo që më 29 janar njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord të hiqte vizat për shtetasit e Kosovës.
