“Rikthim i Krenarisë Kombëtare”, PLL prezanton programin me 5 pika për zgjedhjet parlamentare

Partia Lëvizja e Legalitetit mbajti këtë të hënë Konventën Kombëtare ku u shpalos programi politik elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në këtë Konventë Kombëtare të legalistëve morën pjesë dhe mbajtën ligjëratat e tyre  përfaqësues të Diasporës në SHBA dhe Europë, zyrtarë të PLL, si dhe profesionistë të lirë.

“Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami pasi vuri në dukje vlerat që mbart Partia e Legalitet sot dhe të trashëguara këto si një parti kombëtariste, patriotike dhe konservatore e djathtë bëri paraqitjen e programit politike të partisë bazuar ky në 5 kolona kryesore si:

“Për Shtet”

I – Rikthim i Krenarisë Kombëtare në një shoqëri Euro-Atlantike të Dekomunistizuar!

Çështja Kombëtare, çështja e parë

II-Për një shtet të së Drejtës, Monarki kushtetuese!

Sundimi i Ligjit garanci për rend e siguri, stabilitet ekonomik, politik dhe social

III-Prona, e shenjtë për ne!

Kthimi tek pronari i origjinës sjell investime seroze dhe zhvillim ekonomik

Rishikim i Ligjit nr/7501

IV-Pro Familjes, Jo Shpopullimit

Konservatorë para fenomeneve negative që dëmtojnë shoqërinë tonë

V- Reformë Kombëtare Arsimore dhe Shëndetësore!

Për rritje cilësore në arsim, motivim financiar për arsimtarët

Kthejmë shërbimin mjekësor cilësor perëndimor dhe të shpejtë për qytetarët. Modeli Mjekësor Magnet për një Shëndet Shqiptar!

Konventa përfundoj me sukses punimet e saj!”, thuhet në njoftimin e PLL-së.