Reforma Zgjedhore nuk ecën/ Çupi: PS nuk do zgjedhje të lira. PD, kusht koalicionet dhe votën e emigrantëve
I formuar pas aksionit parlamentar që bllokoi parlamentin për 5 muaj, grupi i dialogut duhet të dorëzojë me datën 1 korrik në seancë plenare projektligjin e ri për kodin elektoral.
Por duket sikur palët kanë ndasi të mëdha dhe është e pamundur që seancës t’i drejtophet me një projektligj.
Dhurata Cupi nga PD thotë se palët nuk kanë rëdnë dakord për pikat themelore në kodin zgjedhor.
‘’Kemi një debat midis PS dhe PD.
PD ka prioritet absolut sot Reformën Zgjedhore.
Nga ana tjetë kemi një mungesë dëshirë, një mungesë angazhimi nga PS, të cilët kundërshtojnë prioritetet kryesore’’, tha Çupi.
Pika më e rëndësishme që palët duket se nuk bien dakord është marrëveshja e 5 qershorit të 2021 që rikthen koalicionet.
‘’PS nuk pranon marrëveshjen e 5 qershorit.
Një marrëveshje e cila është dakordësuar, e pranuar nga ndërkombëtarët.
Ne e dimë që Rama nuk i qëndron marrëveshjeve’’, tha Çupi.
Vota e diasporës është një tjetër ndasi mes palëve.
‘’PS këkon nëpërmjet filtrave që të pengojë votimin e lirë sepse përmes një votimi të lirë nuk kontrollon votën e miliona shqiptarëve që janë jashtë vendit’’, tha Çupi.
Por pavarësisht se dialogu po ecën ngadalë Çupi thotë se PD është ende e gatshme të dialogojë me mazhorancën.
Nëse palët nuk bien dakord për reformën zgjedhore atëherë partia Demokratike pritet të dalë me një qëndrim politik për vijimësinë e kësaj reforme.
