“Dua të votoj, nga Diaspora”/ Emigrantët shpalosin banderolën në rrugët e Gjermanisë, kërkojnë përfshirjen në zgjedhjet e 2025-ës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 16:12
Në rrugët e Gjermanisë, përveç simboleve kombëtare u shfaqen edhe disa postera nga shqiptarë të diasporës që bënë thirrje për të drejtën e votës në zgjedhjet parlametnare të vitit të ardhshëm.
“Dua të votoj 2025, nga diaspora”, ishte mesazhi që u shfaq në rrugët e Gjermanisë ku tifozë të shumtë shqiptarë kanë shkuar në mbështetje të Kombëtares.
Mundësia që diaspora shqiptare të jetë e aftë për të votuar pa u kthyer në territorin shqiptar ka qenë një prej diskutimeve kryesore teksa zgjedhjet pritet të zhvillohen në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
