Të huajt, interes për pronat/ 50 kompani të ndryshme Real Estate shkëmbejnë eksperiencat e tyre

Mbi 50 kompani të pasurive të paluajtshme, ekspozuan biznesin e tyre në panairin e parë ndërkombëtarë të mbajtur në Tiranë.

Për tri ditë me radhe operatorët e real estate shkëmbyen eksperiencat e tyre duke lidhur gjithashtu kontakte me klientë shqiptarë e të huaj.

Për Drejtorin ekzekutiv të shoqatës së pasurive të paluajtshme NAREA, Reinaldo Pipiria, ky panair i dha më shumë zë sektorit si dhe synon që një aktivitet i tillë të mbahet çdo vit.

‘’Në të njëjtën kohë kishim si qëllim të promovonim Shqipërinë, mes gjithë vizitorëve të huaj si vendi i duhur për të investuar dhe vendi i duhur për të kaluar pushimet’’.

Tregoi dhe shtyllat kryesore të kësaj ekspozite.

‘’Për teknologjinë e informacionit, për pasuritë e paluajtshme, për komunikimin dixhital dhe e fundit inkurajuam projektet më të reja në Shqipëri, ato kompani që zhvillojnë projekte elitare në Shqipër, si për pjesën e inovacionit’’.

Ndërkaq zv.presidenti i Klik Ekspo Gup, Luel Muhametaj, tregoi dhe rëndësinë e bizneseve real estate për ekonominë shqiptare.

‘’Industria e pronave të paluajtshme është në fakt si motori i ekonomisë shqiptare’’.

Në fund të sezonit të parë u ndanë edhe cmime ndikimin që ka patur secili operator.