Sezoni turistik në Pogradec çelet me spektaklin e xhonglerit nga Kosova Agim Gushi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 17:46
Spektakël dhe rekord në Pogradec ditën kur u hap sezoni turistik.
Agim Gushi mbërriti nga Kosova në sfidën e tij të mbajtjes së topit njëkohësisht duke hequr 26 bluzat.
Nuk ka fshehur emocionet e këtij momenti duke theksuar se e ka pasur dëshirë të vjetër që këtë certifikim ta merrte në këtë qytet
Tashmë me yllin e 14 thotë se do vijojë edhe më tej.
Liqeni i Pogradeci qëndron në më të preferuarit për turistët ku Lini, Tushemishti dhe Mokres janë vlerë e shtuar.
Për pushuesit do të ketë edhe më shumë hapësira publike
Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli tha se ka rezervime të shumta me turistë vendas e të huaj
Në këtë nisje sezoni u zhvillua dhe një panair me gatimet tradicionale.

