Banka Qendrore Europiane ul normën e interesit me 0,25 %

Reduktimi i normës se interesit nga banka evropiane me 0.25 pike % sipas drejtorit te politikes monetare te bankes se Shqipërisë nuk do te ndikoje ne vendin tone.

Kjo sepse sipas tij kërkesa për kredi është ne favor te monedhës vendase.

Ulja e normës se interesit është dhe një sinjal për bankën e Shqipërisë qe mund te marre vendime për lehtësime te politikes monetare.

Por Erald Themeli thotë se Banka e Shqipërisë do te vazhdojë te ndjeke ecurinë e te dhënave

Banka e Shqipërisë parashikon qe inflacioni te luhatet ne dy muajt ne vijim por duke e mbajtur atë ne objektivin e 3%

Në raportet e fundit theksohet se ekonomia shqiptare vazhdon të ketë rritje pozitive.

Ndërsa si kërkesa nga individë edhe nga bizneset për kreditim vazhdon të jetë në rritje.