G7 – Meloni: Synojmë të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 19:00
G7 rikonfirmon angazhimin e saj të bashkuar për të mbrojtur sistemin ndërkombëtar të rregullave të bazuara në ligj, të vënë në rrezik nga lufta e agresionit rus, tha sot presidentja italiane, Giorgia Meloni në një konferencë për shtyp në fund të samitit të G7 në resortin Borgo Egnazia, në Itali.
“Edhe nëse do të kishte nga ata që mendonin të kundërtën, ne synojmë të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe kemi zgjedhur të forcojmë linjat tona të veprimit me një angazhim 360 gradë”, tha ajo.
Gjithashtu, Meloni kujtoi “marrëveshjen jo të qartë” për fitimet e aseteve ruse, që do të përcaktohet nga pikëpamja teknike në javët në vijim.
