Ministria e Mbrojtjes: Avionët ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze
Një avion ushtarak rus ka shkelur hapësirën ajrore suedeze, tha sot Ministria suedeze e Mbrojtjes.
“Avioni luftarak “Su-24” u kap nga një avion suedez “Jas-39 Gripen” në jug-lindje të ishullit Gotland në Detin Baltik”, tha ministria.
Ministri i Jashtëm Tobias Billström e quajti të papranueshme sjelljen ruse dhe njoftoi se do të thërriste ambasadorin rus.
“Incidenti i ndodhur pasditen e djeshme ka zgjatur vetëm disa minuta”, raportoi transmetuesi SVT.
“Hera e fundit që avionët ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore në këtë mënyrë ishte në vitin 2022”, tha ministria.
Suedia – një anëtare e NATO-s – njoftoi këtë javë se do të merrte pjesë në monitorimin e hapësirës ajrore nga aleanca e mbrojtjes.
Si të tillë, avionët luftarakë suedezë do të vendosen, kryesisht mbi shtetet baltike, si pjesë e operacioneve të policisë ajrore të NATO-s.

