Bota e estetikës mblidhet në Tiranë/ Kongresi i bukurisë, 370 profesionistë trajnohen nga 20 ekspertët e njohur

370 drejtues sallonesh bukurie morën pjesë në kongresin e dytë të estetikës së avancuar të kozmotologjisë, të organizuar nga SHPAT.

Të pranishmit morën trajnime nga 20 speciliste dhe mjekë estetikë, nga e gjithe bota per teknikat me te reja ne fushen e bukurise.

Ilir Tafaj kreu i SHPAT shtoi se “turizmit estetik” është e rendeishme t’i përgjigjen me cilesi të mirë shërbimesh.

‘’Këtij investimi për këtë lloj përkujdesjeje duhet ti përgjigjemi me cilësinë e duhur.

Qoftë nga hotelet ku vijnë të huajt, qoftë edhe nga zonjat dhe gratë tona’’, tha Tafaj.

Me tej ai nenvizoi se duhet bere dallimi mes mjekesise estetike dhe estetikes se avancuar.

‘’Ne me zë brenda strukturës tonë duhet ta themi që kompetencat e mjekësisë estetike janë të tjera nga estetika e avancuar’’, tha Tafaj.

Mjeket dhe spcialistet sollen ne vemendje edhe rreziqet qe sjellin produktet nga mos-sterilizimi i paisjeve te punes ne sallone, por edhe aplikimin e fillerit dhe botoksit ne menyre te pakontrolluar.

Disa profesioniste ne kete kongres moren titullin mjeshter ne kete kongres.

Nje pjese e vecante e ketij organizimi ishte dhe nje sfilate mode me teknikat e reja ne moden italiane.