GJERMANI-SKOCI/ Tronditen britanikët, “Panzerat” shënojnë 4 gola
“EURO 2024” starton mbrëmjen e sotme me takimin Gjermani-Skoci në “Munich Football Arena”, ku spektakli pritet të mos mungojë.
“Die Mannschaft”-ët pritet t’i lënë pas zhgënjimet e kompeticioneve të fundit dhe të jenë pretendent në tokën e tyre, teksa do të kërkojnë që të gëzojnë publikun e vetë me një fitore.
Nga ana tjetër, “Armata e Tartanëve” synon që të jetë një nga surprizat e këtij Europiani dhe duan që ta tregojnë veten që në takimin hapës kundër organizatorëve.
Wirtz 10′, Musiala 19′, Havertz (P) 45+1′, Fullkrug 68′
68′ GOOOL GJERMANIA 4-0/ Fullkrug lëshon një predhë nga brenda zonës dhe e çon në trekëndëshin e portës.
67′ Dy zëvendësime te Skocia. Largohen McGregor dhe McGinn, në vendet e tyre futen Gilmour dhe McLean.
63′ Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Havertz dhe Wirtz, në vendet e tyre futen Fullkrug dhe Sane.
62′ Tah shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
48′ Ralston shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
46′ Zëvendësim dhe nga Skocia, që në vend të Adams ka futur Hanley.
46′ Gjermania ka kryer një zëvendësim, duke larguar Andrich dhe në vendin e tij ka futur Gross.
46′ Nis pjesa e dytë në Mynih!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ GOOOL GJERMANIA 3-0/ Kai Havertz nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
44′ Pas konsultimit me VAR, arbitri akordon penallti për Gjermaninë dhe karton të kuq për Porteous.
19′ GOOOL GJERMANIA 2-0/ Musiala merr një top në zonë nga Havertz dhe me të djathtën dyfishon shifrat.
10′ GOOOL GJERMANIA 1-0/ Wirtz merr një top në hyrje të zonës dhe me të djathtën mposht portierin.
1′ Starton sfida hapëse e “EURO 2024”!
GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Gundogan (C), Musiala, Wirtz, Havertz.
SKOCIA: Gunn, Hendry, Porteous, Tierney, Ralston, McGregor, McTominay, Robertson (C), Christie, McGinn, Adams.
Top Channel
