VIDEO/ Chris Brown pëson një incident në ajër teksa po performonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 18:00
Chris Brown pësoi një incident në koncert teksa po interpretonte një nga këngët e tij.
Ylli fitues i ‘Grammy’-t ishte në një skenë të sikletshme në Qendrën Prudential në Newark, NJ, ndërsa po këndonte “Under the Influence”.
Brown dukej se u ndal në mes të këngës, megjithëse publikoi nuk kuptoi asgjë, pasi ai vazhdoi performancën.
Ai u pa i mërzitur dhe më pas u sinjalizoi punonjësve të turneut që ta ndihmonin të zbriste.
Pavarësisht se ishte i ngecur, ai nuk pushoi së kënduari dhe vazhdoi të performonte.
