Winslet: Çdo vajzë e re në botë do të dëshironte të puthej nga DiCaprio
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 17:34
Aktorja holivudiane Kate Winslet deklaroi se puthja e saj legjendare në ekran me aktorin e “Titanic” Leonardo DiCaprio “nuk është gjithçka që duket në ekran”, shkruan todayshow.
Winslet theksoi se ”brenda korsesë së saj ishin grimi, furçat dhe sfungjerët e DiCaprios për të bërë grim ndërmjet skenave”.
”Dukesha sikur kisha thithur një çokollatë-karamel pas çdo xhirimi, sepse grimi i tij më vinte ndërmend duke shtuar se më pas ”ai do të kishte grimin e saj në fytyrë”.
Megjithatë, Winslet lavdëroi DiCaprion duke thënë se ”ai është shumë romantik apo jo?”. ”Nuk është çudi që çdo vajzë e re në botë dëshironte të puthej nga Leonardo DiCaprio”, thotë Winslet.
