Austin: Nuk ka gjasa që forcat ruse të avancojnë në Kharkiv
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin beson se nuk ka gjasa që forcat ruse të avancojnë në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
“Disa javë më parë, u ngritën shqetësime se trupat ruse do të avanconin shumë në territorin ukrainas”, tha Austin gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
“Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë në vazhdim”, shtoi ai.
Ukrainasit kanë forcuar pozicionet e tyre mbrojtëse në rajonin kufitar lindor dhe po përdorin armët dhe municionet perëndimore.
Rusia nisi ofensivën në rajonin Kharkiv në mes të majit, duke pushtuar disa fshatra kufitare me Ukrainën.
Megjithëse nuk ka pasur ndonjë përparim të madh deri më tani, kryeqyteti rajonal, i quajtur gjithashtu Kharkiv, vazhdon t’i nënshtrohet bombardimeve masive.
Disa aleatë perëndimorë – duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë – kohët e fundit lejuan Ukrainën të sulmonte -objektivat në anën e kufirit rus- me armë që ato kishin furnizuar për të mbrojtur Kharkivin.
