Tragjedia e punëtorëve në Kuvajt/ Të paktën 40 indianë mes 49 viktimave të zjarrit në objektin ku jetonin

Lakmia e ndërtuesve dhe shkelja e rregullave janë shkaqet e tragjedisë që i morën jetën të paktën 49 punëtorëve në Kuvajt pasi ndërtesa ku ata jetonin u përfshi nga zjarri, sipas zëvendës kryeministrit të vendit. Të paktën 40 nga viktimat janë punëtorë nga India, thanë autoritetet

Të paktën 40 indianë janë në mesin e 49 personave të vrarë në një zjarr në një ndërtesë banimi në qytetin Kuvajtian Mangaf, bëri me dije ministria e Jashtme e Indisë.

Zjarri përfshiu një objekt kur sipas autoriteteve qëndronin disa dhjetëra punëtorë, nga vende të ndryshme.

Këto pamje tregojnë përmasat që morën flakët

Rreth 50 shtetas të tjerë indianë janë mes të plagosurve thanë zyrtarët.

Kryeministri Indian e cilësoi ngjarjen katastrofë, ndërsa një anëtar i kabinetit që udhëtoi drejt Kuvajtit pas ngjarjes, tha se për identifikimin e viktimave do të bëhen testet e ADN-së.

Zëvendëskryeministri i Kuvajtit akuzoi se lakmia dhe shkelja e standardeve të ndërtimit u bënë shkak për tragjedinë. Kjo është rezultat i shkeljes së rregullave nga ndërtuesit, tha ai.

Tragjedia e punëtorëve në Kuvajt/ Të paktën 40

Raportet e mediave lokale thonë se ndërtesa kishte 196 punëtorë dhe ka sugjerime se numri I personave që strehoheshin aty mund të ketë qenë më i lartë.

Përveç shtetasve indianë, mes të vdekurve mendohet se ka edhe pakistanezë, Bangladesh, filipinas dhe nepalezë.

Kuvajti është një prej vendeve të varur nga una e emigrantëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Në vazhdimësi Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur rregullisht shqetësime për kushtet e tyre të jetesës.