Bardhi kundër mazhorancës për anëtaret e KLGJ dhe KLP: Po shkelni ligjin, procesi i deformuar. Synoni kapjen e institucioneve

Kryetari i grupit Parlamentar të Partise Demokratike, Gazment Bardhi, debatoi ashpër me mazhorancën, në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”,  duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike.

Bardhi tha se e di gjithë Tirana, që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”.

“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformur. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit  të Përgjithshëm.

Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë!

Ne konsesusin e japim vetëm mbi kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj.

Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E di gjithë Tirana,  që njerëzit e Ëngjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP”, tha Bardhi.