Nard Ndoka: Para pak javësh i thashë hiq dorë nga vula e PD-së, ja përgjigjia që më kthehu Berisha

Kryetari i partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë në Ora News u shpreh se para disa javëve i ka kërkuar Berishës që të heqë dorë nga vula e PD-së.

Ndoka: Unë vet personalisht jo më larg se përpara pak javëve apo muajve i kam kërkuar zotit Berisha që të heqi dorë nga vula dhe logoja që nuk do ti ketë asnjëherë PD pronë për faktin që ato i ka peng Edi Rama.

Qeshi dhe tha: Jo, është në kufinjtë e pamundësisë që PD ta pranojë këtë fakt.

E dimë që do të jetë shumë e vështirë.

E dimë se deri ku i ka futur duar Edi Rama.

E dimë që ka edhe interferime, por jemi të vendosur që këtë kauzë të çojmë deri në fund për moral dhe për shumë gjëra të tjera.

Për aksionin tonë politik dhe për historinë tonë.

Edhe unë qesha me mosbesim të madh sepse mu duk si një aventurë për të vazhduar rrugën pafundësisht por ai ishte i vendosur.

Nard Ndoka: Para pak javësh i thashë hiq dorë nga vula e