U thirr nga trajneri i Holandës në minutat e fundit, ylli i Serisë A lë 'Disneyland' për të luajtur në Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 11:47
Brajan Brobei humbi Europianin për shkak të një dëmtimi dhe i gjendur në këtë situatë, trajneri Ronald Kuman ka ftuar yllin e Bolonjës, Xhosua Zirkze si zëvendësues.
Sulmuesi ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Holandës.
Po ku ndodhej ai përpara se të merrte ftesën në minutën e fundit për Euro 2024?
Futbollisti ndodhej në Disneyland Park për të shijuar disa momente relaksi, por planet iu prishën për të qenë pjesë e këtij kompeticioni.
Joshua Zirkzee se trouvait à Disney lorqu'il a appris sa convocation de dernière minute pour l'EURO 2024 ????????????
— Vibes Foot (@VibesFoot) June 13, 2024
« Quand tu reçois l'appel pour quitter Disney et jouer l'EURO » pic.twitter.com/QOjQMIDJUo
