I dënuar për trukime ndeshjesh, një arbitër ''problematik'' do drejtojë sfidën Itali-Shqipëri
Të shtunën në orën 21:00 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë në “SIGNAL IDUNA PARK” aty ku do të zhvillohet përballja Itali-Shqipëri.
Një sfidë e cila po pritet me ankth nga të dyja shtetet fqinje.
Arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel është gjermani Feliks Zvajer.
Ai është përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve në vitin 2005 nga Robert Hojcer dhe u pezullua 6 muaj nga federata gjermane asokohe.
Pas një ndeshje të Bundesligës të vitit 2021, Xhud Bellingam e akuzoi hapur: “Kur i jep një gjyqtari që ka trukuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani, çfarë pret më pas?”, deklaroi atëherë futbollisti anglez pas humbjes 3-2 të Dortmundit kundër Bajernit të Mynihut.
Asistentët e tij në këtë duel do të jenë Stefan Lup dhe Marko Aushmyler, Bastian Dankert është gjyqtari i VAR-it ndërsa gjyqtari i katërt është Daniel Siebert.

