Jo vetëm Gjumsi, Tirana zyrtarizon mbrojtësin bullgar

Tirana zyrtarizon dhe goditjen e dytë në merkato.

Menjëherë pas firmës me Aldi Gjumsi, bardheblutë kanë konfirmuar dhe transferimin e mbrojtësit të djathtë nga Bullgaria, Arhan Isuf.

Në postimin e Tiranës në rrjetet sociale thuhej:

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e radhës në merakton e verës.

Mbrojtësi i djathtë, Arhan Isuf është emri më i ri që do të rreshtohet në radhët e bardhebluve.

25-vjeçari bullgar është bashkuar në stërvitje me ekipin dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas një eksperience të gjatë në futbollin bullgar.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje mbrojtësit Isuf dhe shumë suksese me fanellën bardh’ e blu!” shkruhej ne postimin e bardhebluve.”

Isuf ne dy sezonet e fundit ka qene pjese Hebar Pazardzhik.

Në sezonin e fundit, 25-vjecari ka  luajtur 27 ndeshje në kampionatin bullgar.

Transferimi në krahun e djathtë të mbrojtjes vjen si një nevojë e padiskutueshme e Tiranës, të cilët në sezonin e kaluar vuajtën shumë në këtë repart.