Merkatoja/ Ballkanit i ikën mesfushori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 18:17
Nazmi Gripshi nuk është më pjesë e Ballkanit. Lajmi është dhënë nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Gripshi ka realizuar 15 gola në 15 ndeshjet e luajtura në elitë me kampionët në këtë sezon. Mesfushori është pjesë e kësaj skuadre, prej 4 sezonesh.
Postimi:
Faleminderit Nazmi Gripshi!
Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij. Suksese Gripshi!

