Shqipëria përballë Italisë, Armando Cungu: Përtej rezultatit, e rëndësishme është të tregojmë futboll të bukur
Nga Vjosana Nozllaku Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 17:16
Për ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Kombëtares, tashmë trajner i Futbollit, Armando Cungu ishte i ftuari i radhës në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, ku komentoi shanset për sukses të Kombëtares shqiptare në Evropianin e Gjermanisë, ku na pret përballja me Italinë.
“Kush është Italia nuk ka nevojë që të flas unë, pasi dihet nga të gjithë, por e rëndësishme është që djemtë nuk kanë pse të tremben nga ata.
Prëtej rezultateve E rëndësishme është që të tregojmë se jemi një ekim dhe një grup që mund të bëjmë futboll të bukur.
Dëshira për fitore është shumë e madhe, por Italia ka shumë lojtarë të mirë”, u shpreh Armando Cungu.


